Sinjalet në pikat pagesore në autostradë vetëm maqedonisht!

Edhe pse moszbatimi i gjuhës shqipe si vepër është e sanksionuar me kodin penal kjo shkelje haset thuajse në të gjitha institucionet publike në vend. 

Një fakt tjetër për këtë shkelje ligjore janë edhe tabelat treguese pranë pikave të pagesës rrugore përgjatë autostradës Gostivar-Shkup  të cilat janë të shkruara vetëm në gjuhën maqedonase edhe përkundër  faktit se ligji për këtë rajon të vendit thotë ndryshe. 

Çmimoret dhe shenjat e tjera lajmëruese pranë pikave pagesore për taksën rruogore në këtë segment rrugor janë të shkruara vetëm në gjuhën maqedonase si dhe në ndonjë rast edhe në gjuhën angleze por jo edhe në atë shqipe siç është parapar me ligj.

Përveç mediumeve të cilat aktualizojnë këtë problematikë kohë pas kohe, institucionet dhe organet përkatëse asnjëherë nuk kanë marrë masa për zgjedhjen e këtij problem dhe vënien në funksion të zbatimit të ligjit për gjuhët sipas të cilit gjuha shqipe është gjuhë zyrtare ose më saktë gjuha që e flasin 20% e banorëve që janë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Qytetarët shprehen se tashmë janë lodhur me reagimet e tyre të cilat vazhdimisht po hasin në vesh të shurdhër, andaj theksojnë se nuk kanë me fuqi dhe vullnet për të folur në lidhje me këto tema.

Disa organizata joqeveritare si dhe parti politike në Maqedoni, ditë më parë ngritën akuza ndaj disa institucioneve në vend për shkeljen e ligjit për gjuhët duke i paditur ato në organet përkatëse.

Rikujtojmë se Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, në nenin 138 parasheh dënim me burg prej 6 muaj deri në 5 vite për personin zyrtar i cili pengon përdorimin e gjuhës zyrtare, në këtë rast të gjuhës shqipe. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button