U hapën shkollat, gripi mund të përhapet, mjekët rekomandojnë…

Gjashtë persona me diagnozë grip derrash janë hospitalizuar në klinikën infektive. Kjo nuk është shkak për panikë, por mund të jetë shkak për përkushtim më të madh dhe rritje të masave për preventive nga ana e institucioneve, por edhe nga vetë pacientët, thonë mjekët.

‘Masat për mbrojtje në shtëpitë shëndetësore duhet të jenë në nivel më të lartë, veçanërisht me fillimin e vitit të dytë shkollor e cila do të ris lëvizjen dhe qarkullimin fëmijëve. Pikërisht ikja nga të qëndruarit në grupe duhet të jetë masa e parë preventive posaçërisht kur bëhet fjalë për viruse’ thotë mjeku Vasko Puzderliski.

Që të tejkalojmë gripin duhet të përdorim sa më shumë vitaminë C, lëngje dhe pika për hundë.

‘Secila sezonë mund të sjell viruse të reja, me simptome të ndryshme nuk mund të presim vetëm me vaksinim të mbrohemi por sigurisht se nuk duhet edhe ato vaksina kundër gripit të përjashtohen nga mundësia’ tha Puzderliski.

Deri tani, janë regjistruar mbi 400 raste klinike të gripit, ndërsa prej fillimit të sezonit, nga tetori, mbi 1000 të tilla.

Ministria e Shëndetësisë ka porositur atë të arsimit që të përforcojë dezinfektimin nëpër shkolla./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button