Heqja e lapidarit, Qeveria e Shqipërisë: të ndalet albanofobia, reagon dhe OSBE

Qeveria shqiptare dënon heqjen e përmendores së dëshmorëve në Luginën e Preshevës. Në reagimin zyrtar të shpërndarë për mediat, qeveria e konsideron heqjen e memorialit të UÇPMB-së si një tjetër dëshmi tjetër të albanofobisë së autoriteteve të Beogradit. Sipas qeverisë shqiptare, përmes këtij akti Beogradi ka shkelur ligjet dhe konventat ndërkombëtare. 
“Qeveria shqiptare u bënë thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndalin stuhinë e albanofobisë që po shfaqet rëndom në rajon, si një faktor që kërcënon paqen dhe stabilitetin e tij.”- nënvizohet në njoftim. 

Reagimi i plotë i qeverisë shqiptare 
“Qeveria Shqiptare dënon aktin e largimit me autoblinda, mitroloza dhe terror, nga autoritetet e Beogradit, i permendores se heronjeve te kombit shqiptar ne Luginen e Presheves qe rane per tu bere te pavdekshem ne lufte per liri dhe dinjitet njerezor dhe kombetar kunder rregjimit barabar te Milloshevicit. Qeveria shqiptare e konsideron kete nje deshmi tjeter te albanofobise se autoriteteve zyrtare te Beogradit qe deshmon qarte se trashegimia raciste anti shqiptare e Slobodan Milloshevicit eshte e gjalle dhe dominon politiken zyrtare te Beogradit. Me kete akt te rende autoritetet e Beogradit kane shkelur haptas ligjet dhe konventat nderkombetare, si Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe Konventen Europiane te te Drejtave te Minoriteteve te Keshillit te Europes si dhe Karten Europiane te Autonomise Rajonale dhe Lokale te Kongresit te Autoriteteve Lokale te Europes, te cilat Serbia i ka firmosur dhe eshte e detyruar t’i zbatoje. Qeveria shqiptare vlereson dhe mbeshtet plotesisht qendrimin e matur te autoriteteve vendore dhe qytetareve shqiptare te Lugines se Presheves ndaj terrorit serb dhe i siguron ata se Shqiperia ka mbeshtur dhe do mbeshtese pa asnje lekundje lirite dhe te drejtat njerezore dhe kombetare te shqiptarve ne Luginen e Presheves, te cilat nuk mund te kene ne asnje rast standarte te tjera nga ato qe kerkohen nga Beogradi per serbet ne Mitrovicen e veriut. Qeveria shqiptare iu bene thirrje institucioneve nderkombetare te ndalin stuhine e albanofobise qe po shfaqet rendom ne rajon si nje faktor qe kercenon paqen dhe stabilitetin e tij.” 

Reagon edhe OSBE

Shefja e  prezencës së OSBE-së në Beograd, Paula Thiede, ka shprehur keqardhje për mosarritjen e një konsensusi për lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së në Luginën e Preshevës.
Në një deklaratë për shtyp, Thiede ka kërkuar gjithashtu nga të dyja palët të ruajnë qetësinë në mënyrë që dialogu i nisur mes Kosovës dhe Beogradit të vijojë normalisht.

“E kuptoj se vendimi i pranueshëm reciprokisht ishte afër arritjes. Negociatat duhej të vazhdonin për gjetjen e zgjidhjes, që do të respektonte dëshirat e të dy komuniteteve” tha Paula Thiede.

Kanë reaguar edhe Qeveria e Kosovës, Pandeli Majko, Aleanca Kuq e Zi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button