Tërmete të reja janë ndjerë në Manastir e Prilep

Një seri prej rreth njëzet tërmetesh me epiqendër në rajonin e e Prespës dhe Manastirit është regjistruar gjatë  natës në aparatet e Opservatorit sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, në rrjetin e tij telemetrik dhe stacionin sizmologjik në Ohër, Manstir, Krushevë, Shtip dhe Vallandovë.

Më i fuqishmi ka qenë në orën 22 e 49 minuta, me epiqendër në 20 km. në perëndim të Manastirit, me intensitet prej 5 deri 6 ballë sipas Shkallës makrosizimike Evropiane-1998 në rajonin më të gjerë të Prespës-Manastirit me intensitet prej 4 deri 5 ballë sipas shkallës së njëjtë, ndërsa në vendet tjera në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë me intensitet më të dobët.

Siç informon Observatori sizmologjik, pas tërmetit mbrëmë, vijuan edhe dy sot në mëngjes në orën 2 e 8 minuta dhe orën 3 e 16 minuta.

“Me epiqendra nga rajoni i njëjtë u ndjenë në zonën epiqendrore me intesitet prej 3 deri 4 ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane-1998” kumtoi Observatori. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button