Edhe një garazh në kate me stil të projektit ‘Shkupi 2014’

Disa eskavatorë këto ditë me gjitha pajisjet po punojnë në afërsi të Halk Bankës, pranë ndërtesës së mëparshme të ‘Nova Makedonija-s’.

Për momentin po bëhet pastrimi i terrenit dhe bëhet gërmimi për hapjen e punimeve. Ky vend është i dedikuar për  një garazhë në kate projekt ky të cilin e financon Komuna Qendrës. Nga Komuna precizojnë se shumë shpejtë do të hidhen themelet e objektit, duke potencuar se kryejnë punët përgatitore.

Edhe kjo garazhë do të jetë me stilin e ‘Shkupi 2014’ me fasade stilistike dhe pos vendin për parkim, objekti do të ketë edhe zyre. Komuna këtë projekt do ta realizoj me mjete të cilat i ka marrë me kredi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button