Ramkovski ngriti padi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Vazhdon procedura para Gjykatës së Apelit në Shkup për rastin “Merimanga”. Siç informon “Kanal 5”, avokatët e të akuzuarit të parë në rastin, Velija Ramkovski, pronar i televizionit të dështuar A1, sot shpalosi një sërë kritikash për procedurën e shkallës së parë.

Mbrojtja e Ramkovskit reagoi se nuk ka pasur pozitë të barabartë me prokurorinë, po ashtu kritikuan edhe dëshmitë, ekspertizën, procedurën hetimore, arrestin, por edhe atë se shumë herë është ndryshuar shuma e dëmit të shkaktuar me rastin “Merimanga”, informon Kanal 5.

Mbrojtja bëri të ditur se Ramkovski ka ngritur padi edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button