PAE: Nuk e lëshojmë koalicionin me LSDM-në

Partia e Fijat Canoskit (PAE) në njoftimin me shkrim i hodhi poshtë spekulimet që u paraqitën në disa mediume se Canoski e lëshon koalicionin me Cërvenkovskin dhe se është marrë vesh me Ali Ahmetin për të bashkëpunuar në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Dëshirojmë të theksojmë dhe njëkohësisht t’i demantojmë tekstet që dolën në disa mediume se PAE kalon në koalicion me BDI-në dhe se e lëshon koalicionin me LSDM-në. PAE nuk e lëshon koalicionin me LSDM-në dhe frontin për MAQEDONINË.

Është e vërtetë se gjatë periudhës së kaluar kemi pasur bisedime me disa parti politike të bllokut shqiptar për bashkëpunim të mundshëm në komunat në të cilat PAE e ka shumicën e trupit votues dhe në pjesën më të madhe janë konkurrentë me partitë shqiptare. Por marrëveshje ose bashkëpunim të tillë deri tani nuk kemi realizuar me asnjë parti politike.

Ne mbetemi në FRONTIN PËR MAQEDONINË, ku për momentin edhe vetë jemi të fokusuar që të mundësohen kushte demokratike për funksionimin e shtetit pas ngjarjeve që ndodhën 24.12.2012, kthim të demokracisë në Maqedoni, pastrim të listës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokalet”, thuhet në njoftimin e PAE-s.

Lajme të ngjashme

Back to top button