Osmani: Akoma nuk ka marrëveshje BDI-PAE

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka përgënjeshtruar lajmin që është përhapur sot se BDI-ja ka arritur marrëveshje me Partinë për Ardhmëri Evropiane (PAE) për të bashkëpunuar në zgjedhjet e ardhshme lokale. 

Osmani tha se informatat që janë plasuar në disa mediume maqedonase se është arritur marrëveshje ndërmjet dy partive janë spekulime dhe se bisedimet ndërmjet grupeve të punës të të dyja partive janë në vijim e sipër.

Flitet se partitë janë duke biseduar po të arritur marrëveshje që PAE ta përkrahë kandidatin e BDI-së në Strugë, ndërsa BDI ta mbështesë për kandidatin e PAE-s në Mavrovë-Rostushë.

Në qoftë se arrihet një marrëveshje e këtillë mbetet të shihet se si pastaj do të funksionojë koaliconi i opozitës së bashkuar që udhëhiqet nga LSDM-ja, pjesë e të cilit është edhe PAE-ja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button