Gripi, rreziku do të rritet me hapjen e shkollave!

Rrezik nga gripi për momentin nuk mund të thuhet se ka, rreziku mund të kanoset nga e hëna kur edhe fillon gjysmë vjetori i dytë shkollor, tha mjekja e përgjithshme nga Shkupi, Imrane Sakipi.
‘Për momentin nuk mund të flasim për grip, por për virozë që është shumë normale në këtë muaj. Për dallim nga vitet e kaluara numri i pacientëve është shumë më i ulët për fat të mirë, numri ka gjasa të rritet nga java e ardhshme me hapjen e shkollave’ tha Sakipi.

Ndryshimi drastik i temperaturave është edhe një ndër shkaqet tjera të ftohjes.
‘Sigurisht se ndryshimi i temperaturave që jemi dëshmitarë nga dita në dit, paraqet rrezik, ndaj duhet të kemi shumë kujdes. Preferohet gjithashtu që të pacientët të konsumojnë lëngje sa më shumë, çaja të ndryshëm dhe të hanë pemë’ precizoi Sakipi.

Ndryshe të dhënat zyrtare flasin se në Maqedoni nga muaji tetor deri tani janë regjistruar rreth 1000 raste të infektuar me grip sezone, numri më i madh i tyre është paraqitur në dhjetor dhe janar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button