Facebook e prezantoi sistemin e ri për kërkim

Mediave më në fund i është prezantuar “Graph Search” – sistem kërkimi i cili përdoruesve të Facebook-ut duhet tu mundësojë kërkime më të sakta dhe më të detajuar të vendeve, njerëzve, interesave dhe fotografive.

Mark Zuckerberg tha se kërkimi i ri do të jetë në gjendje të japë rezultate në parametra më precize, si për shembull “Cili nga miqtë e mi jeton në San Francisko?” ose “Çfarë gjuhe flasin miqtë e mi?” dhe të ngjashme.

Siç rezultatet do të shfaqen, përdoruesit mund të përcaktojnë më saktë parametrat duke përdorur panelin e kontrollit në anën e djathtë të ekranit.

Modelin e ri të kërkimit e zhvilloi ekip i udhëhequr nga Lars Rasmussen, një nga krijuesit e Google Map dhe Google Wave.

Në rast se Graph Search nuk është në gjendje për të kryer kërkimin dhe të japë rezultatin e duhur, në ndihmë do të paraqitet Bing Web.

Zuckerberg theksoi se i gjithë sistemi do të jetë i kujdesshëm kur është fjala për privatësinë e përdoruesve dhe tani për tani sistemin mund ta përdorni vetëm në gjuhën angleze.

Lajme të ngjashme

Back to top button