Algjeri, vriten 35 pengje

Forcat algjeriane ndërhynë në kompleksin e gazit, ku militantët e al-Kaidës mbanin që nga dje dhjetra pengje.

Një zëdhënës i militantëve tha se 34 pengje dhe 15 nga personat që i kapën ata, u vranë gjatë sulmit. Ende nuk janë të qarta hollësitë e situatës së krijuar.

Agjencia e lajmeve e Mauritanisë njofton se kishte mësuar për vrasjet sot nga një prej militantëve që ndodhej brenda kompleksit, i cili gjendet në një zonë të thellë në Algjerinë lindore. Kjo agjenci njofton se helikopterët algjerianë e kryen sulmin, ndërsa militantët po përpiqeshin të largoheshin nga kompleksi me disa nga pengjet.

Militanti i tha agjencisë së lajmeve se të paktën 7 pengje perëndimore janë ende gjallë. Militantët islamikë me lidhje me al-Kaidën thanë dje se kishin rrëmbyer 41 pengje, si hakmarrje për operacionin ushtarak të Francës ndaj Malit.

Një zëdhënës i al-Kaidës në Mali i tha Zërit të Amerikës se mes pengjeve ishin edhe 7 amerikanë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta e quajti rrëmbimin e pengjeve një akt terrorizmi.

Mes pengjeve mendohet se ka shtetas francezë, britanikë, japonezë, norvegjezë dhe irlandezë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button