Dëshmitarët nuk i njohin të akuzuarit e rastit Monstrum

Procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës vazhdoi me dëshmitarët e propozuar nga prokuroria. Peshkatarët para gjyqit dëshmuan se kanë parë njerëz me pushka, por nuk mund të thonë se ata janë të akuzuarit.

Deri tani dëshmuan të akuzuarir dhe familjet e maturantëve të vrarë dhe një peshkatar. Njëri nga të akuzuarit, Haki Aziri, i cili gjatë hetimit kishte statusin e dëshmitarit të mbrojtur, tërësihst e ndryshoi deklaratën e dhënë para gjykatësit hetues. Ai u arsyetua se atë deklaratë e ka dhënë nën presion dhe nga frika për jetën e tij.

Gjatë hetimit Aziri ka deklaruar se i ka vozitur me veturë dy të akuzuarit prej Liqenit të Smillkovës deri në shtëpi. Në veturë kanë hyrë të veshur me të zeza dhe me maska dhe i kanë thënë se kanë vrarë një njeri. Aziri i mohoi tërësisht këtë deklaratë dhe tha se ditën kritike ka qenë te një farefis i tij, i cili poashtu është i akuzuar për vrasjen, ku ka mbetur për të fletur, ndërsa më parë ka luajtur me karta.
 
Në procesin gjyqësor ka edhe një dëshmitar të mbrojtur, i cili sipas gjykatësit hetues ka zbuluar detaje të cilat i lidhin të akuzuarit me masakrin e kryer në Liqenin e Smillkovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button