Shërim pa pagesë në spitale për pensionistët me pensione deri në 10.870 denarë

Të gjithë shfrytëzuesit e pensionit për shkak të moshës, pensionit familjar dhe atij invalidor me vlerë deri në 10.870 denarë, prej 1 janarit kanë të drejtë të shërimit pa pagesë në spital, informon drejtori i Fondit për sigurim, Jovan Gërpovski në takimin e sotëm me Lidhjen e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë.

Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë rreth 120.000 pensionistë që marrin pension të vogël, ndërsa participimi për shërimin e tyre në spital do ta do ta mbulojë Ministria për shëndetësi. Për këtë qëllim, nga buxheti i Republikës së Maqedonisë janë ndarë 37 milionë denarë (600.650 euro).

-Ky vendim tashmë është publikuar në “Gazetën zyrtare” dhe ka hyrë në fuqi, ndërsa Ministria për shëndetësi i informon të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private që kanë nënshkruar marrëveshje me Fondin për limitin prej 10.870 denarëve, deri te i cili vlen ky shërbim, deklaroi Gërpovski.

Kryetari i Lidhjes së shoqatave të pensionistëve, Dragi Argirovski tha se pensionistët janë tepër të kënaqur nga masa e re e qeverisë me të cilën përveç shfrytëzimit pa pagesë të transportit publik dhe mundësisë për rekreim pa pagesë në banjat e vendit, atyre u mundësohet edhe shërim pa pagesë në spitale.

– Si shoqatë kërkuam nga qeveria të miratojë shëndetësi pa pagesë për të gjithë pensionistët e moshës mbi 65 vjeçare, por konsiderojmë se kjo masë është shumë më e mirë se sa ajo që e kërkuam. Me këtë masë janë përfshirë 120.000 pensionistë, ndërsa sikur të miratohej kërkesa jonë do të përfitonin rreth 30.000 pensionistë – tha Argirovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button