RMV, nga 30 mijë denarë shpërblim për 7600 punonjës shëndetësor që punojnë me pacientët me korona

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë vizitës së sotme në Spitalin Klinik në Shtip, në një deklaratë për media informoi se 7.600 punonjës të shëndetit publik që punojnë me pacientë kovid do të marrin një shpërblim prej 30 mijë denar, njofton Portalb.mk.
“Investojmë në infrastrukturë, pajisje mjekësore, në punëtorët shëndetësorë duke rritur pagat. Pas zbatimit të asaj politike, tani për festat e Vitit të Ri të gjithë punonjësit në institucionet shëndetësore publike që punojnë me pacientë kovid, e që janë mjekët, infermierët, personel ndihmës-teknik, ndihmësit, transportuesit, personat teknikë që punojnë repartet ku trajtohen pacientët me Kovid-19 do të marrin një shpërblim të njëhershëm. Bëhet fjalë për 7,600 punonjës të shëndetit publik të cilët do të marrin nga 30 mijë denarë secili”, tha Filipçe.

Ndryshe, Qeveria me rebalancin e buxhetit ,ka ndarë 54 milionë denarë për shpërblimin e të gjithë punonjësve shëndetësorë të cilët janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve të sëmurë nga Kovid-19.

“Këto 54 milionë, janë pjesë e gjithsej 243 milionë denarëve, të cilët Qeveria i ndau për shëndetësinë. Paratë e tjera do të shpërndahen për furnizim të medikamentit Remdesivir, për furnizim të vaksinave, për teste për Kovid-19 dhe për nevojat e institucioneve shëndetësore”, thuhej në njoftim.

Kujtojmë se edhe në maj të këtij viti u paralajmërua shpërblim për punonjësit shëndetësorë, për angazhimin në betejën me koronavirusin. Kryeministri i atëhershëm Oliver Spasovski tha se mjekët dhe stafi mjekësor në klinikat dhe departamentet e sëmundjeve infektive, Klinika Universitare për sëmundje infektive dhe gjendjet febrile, Instituti i shëndetit publik dhe Qendrat e shëndetit publik, si dhe të gjithë anëtarët e ekipeve të ndihmës së shpejtë mjekësore do të marrin pagë 20 përqind më të lartë për dy muaj, të cilat do të paguhen përmes kartelës vendore për pagesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button