SPGPM, SHGM, IKM dhe KEMM: nuk guxon të lejohet Ligj për reklamim shtetëror në media
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGPM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Instituti i Maqedonisë për media (IMM) dhe Këshilli për Etikë në media (KEMM) e shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të mundshme të nenit 102 të Ligjit për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, të cilat do të lejonin reklamimin e institucioneve publike në media.
” SPGPM, SHGM, IKM dhe KEMM konsiderojnë se është e papranueshme që situata në industrinë e medias të kthehet në nivelin e katër viteve më parë kur shumat astronomike u paguan në media në një mënyrë jo transparente pa kurrfarë kriteresh. Kjo praktikë, të cilën ne e kundërshtuam, u vlerësua si një shembull i keq i ryshfetit shtetëror të mediave dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në media dhe rritjen e animit në raportimin e tyre”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
Ata kujtojnë se kjo deklaratë e Kryeministrit është në kundërshtim me politikat e qeverisë, por edhe me premtimet e mëparshme zgjedhore të LSDM-së se nuk do të ketë para publike në media private që janë përsëritur shumë herë dhe publikisht, thuhet në komunikatën e përbashkët.
SPGPM, SHGM, IKM dhe KEMM vlerësojnë se nëse një propozim i tillë pranohet nuk do të sjellë ndonjë përmirësim të situatës në media dhe lirinë e informacionit, por përkundrazi do të prishë më tej tregun e mediave edhe ashtu të brishtë dhe do të forcojë klientelizmin.
“Le të kujtojmë se paratë e qytetarëve përfunduan në llogari private, por nuk u shpenzuan për përmirësimin e cilësisë së programit dhe përmbajtjes me interes publik, as për paga më të larta për punonjësit e medias”, thuhet në vazhdim të komunikatës.
SPGPM, SHGM, IKM dhe KEMM nuk janë kundër mbështetjes së caktuar financiare për mediat, detyra kryesore e të cilave duhet të jetë mbrojtja e interesit publik dhe interesit të qytetarëve.
Sidoqoftë, ne besojmë se kjo ndihmë duhet të rrjedhë nga një debat i mëparshëm publik dhe të udhëhiqet nga parimi – “ndihmë për gazetarinë profesionale”, përkatësisht fondet duhet të përdoren ekskluzivisht për projekte me interes publik, bazuar në konkurset e mëparshme publike dhe për të përmirësuar situatën socio-ekonomike të gazetarëve dhe punëtorëve të medias”, kanë theksuar SPGPM, SHGM, IKM dhe KEMM.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.