Strugë, Veleshta 24 orë pa rrymë elektrike, fajson EVN-ën

Mungesa e rrymës elektrike tashmë 24 orë në fshatin Veleshtë të Strugës ka ngjallur reagime të banorëve të fshatit, të cilët shprehen të revoltuar me situatën e krijuar.
Ndërprerja e energjisë ka ndodhur që mbrëmë në ora 19 dhe ajo ka munguar sot gjatë gjithë ditës.

 Arsyetimi ng EVN, është se puntorët e kësaj kompanie janë në teren dhe merrem me problemin, por kjo nuk mjafton për të qetësuar banorët të ciët theksojnë se janë shumë të dëmtuar me këtë ngjarje.

“Kjo është e pa tolerueshme, unë nuk e kuptoj se si një kompani e huaj evropjane mund të sillet në këtë mënyrë me klientët e saj, na ka dëmtuar shumë, ne kemi bizneset tona këtu me të cilat ushqejmë familjet. Sot nuk kemi punuar ngase nuk kemi pasur rryme, kush do të mbaj përgjegjsi për këtë”, thotë P.H nga Veleshta.

“Të kalosh 24 orë pa rrymë në këtë kohë dhe atë pa pasur asnjë paralajmërim, kjo nuk tolerohet. Si të arsyetojmë këtë situatë, pastaj kërkojnë pagesa të rregullta dhe menjëher ta ndërpresin rrymën për ndonjë vonesë, po tash çka duhet të bëjmë ne? Mendoj se k;tu kan; faj edhe organet përgjegjëse shtetërore që nuk kanë kujdes për qytetarët e vendit të tyre. Kjo EVN-ja na ka sjellë ke hunda” shprehet U. V nga Veleshta.

Kujtojmë se probleme me furnizimin me energji elektrike këtë vit kanë pasur edhe disa vendbanime të tjera në rajonin e Strugës të cilat kanë reaguar për këtë situatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button