‘Ohridksa banka’ pranon në praktikë vetëm studentët e UKIM-it

Kusht për të bërë praktikë në filjalet e ‘Ohridska banka’, është që të jesh ose të kesh studiuar vetëm në Universitetin Kirili dhe Metodij në Shkup, kështu theksohet në konkursin e shpallur të kësaj banke për praktikantë për filjalet e Shkupit dhe Ohrit.

Selektimi diskriminues që bëhet nga kjo bankë e cila ka klientë të ndryshëm ndaj  studentëve të Universiteteve tjera në Maqedoni, ngjalli reagime të të njejtëve të cilët shprehën shqetsimin e tyre në redaksinë e Portalb, në lidhje me konkursin e kësaj natyre.

Studentët e USHT-së, UEJL-it por edhe universiteteve të tjera në vend theksojnë se ky veprim nuk është i drejtë dhe paraqet nënvleftësim dhe diskriminim.

Në kontakin e Portalb me sektorin e bankës, përgjegjës për mardhënmiet me publikun, thanë se nuk janë në dijeni për këtë rast dhe nuk mund të na japin asnjë informacion shtesë për momentin.

Linku ku është shpallur konkursi mund të shikohet duke klikuar këtu.

/Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button