Sa para janë djegur në “Postat e Maqedonisë”

“Postat e Maqedonisë” në momentin e zjarrit të djeshëm i cili shpërtheu në ndërtesën kryesore nuk kanë qenë të siguruara nga dëmi.

Njeriu i parë i këtij institucioni, Rafiz Haliti thekson se kjo nuk është problem. Sipas tij tenderi për zgjedhjen e kompanisë së sigurimit është në rrjedhë dhe Haliti konsideron se fituesi do të ketë për obligim ta paguajë dëmin. Ndryshe në “Postat e Maqedonisë” janë djegur edhe paratë. Pasi shpërtheu zjarri, të punësuarit i kishin lënë paratë në arkë dhe dolën jashtë. Sa? Askush s’e di. Bëhet fjalë për qarkullim ditor, një pjesë e tyre kanë qenë në arka, ndaj nga posta theksojnë se nuk janë djegur të gjitha paratë.

“Tani për tani nuk mund të tregojmë sasinë e dëmit gjatë zjarrit. Këshilli drejtues i SHA “Postat e Maqedonisë” – Shkup edhe sot do të mbajë mbledhje. Që nesër do të formohet Komision i cili do t’i bëjë vlerësimet për sasinë e dëmit. Sot organet hetimore janë në ndërtesën dhe i vërtetojnë shkaqet e zjarrit, theksoi Haliti, sipas të cilit të gjitha dërgesat funksionojnë në mënyrë normale në territorin e Republikës së Maqedonisë, dhe të gjitha dërgesat janë të sigurta.

Haliti thekson se tenderi për sigurimin e objektit është shpallur, dhe se ka pasur klaozolë sipas të cilit zotohet kompania e sigurimit që do të fitojë në tenderin se duhet t’i ndërmarrë edhe dëmet që do të ndodhnin në periudhën prej 1 janarit të vitit 2013.

Sot në shtet nuk janë kryer pagesa për shkak se server kryesor në postën nuk punon, por Haliti pret që deri në fund të ditës do të bëhet koneksioni teknik i serverëve dhe do të mund të funksonojë sektori për pagesë.

Zjarri në “Postat e Maqedonisë” sipas informatave të deritanishme është ndezur pas një shkëndie të vogël elektrike. Gjatë zjarrit nuk është dëmtuar arkiva. Është djegur konstruksioni i kulmit, sportelet në sallën kryesore, këmbimorja, si dhe disa zyre të katit të dytë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button