VESA LUMA – E lumtur me komentet në Facebook

Këngëtarja Vesa Luma bashkë me bashkëshortin Big Basta kanë marrë komente të mira për pjesëmarrjen e tyre tek emisioni “E diela shqiptare” te Ardit Gjebreas. Ndonëse numri i madh i mesazheve të arritura në adresën e saj elektronike në rrjetin social Facebook, ka bërë që vesa të ndjehet krenare dhe shumë e lumtur.

“Gjithmonë kam besuar se sinqeriteti triumfon, por nuk e kisha imagjinuar të ketë kaq ndikim të madh.. jam e befasuar nga numri i madh i mesazheve në Facebook që nuk po ndalen…Më lumturon shumë fakti që keni kuptuar që ne jemi të gjithë njësoj kur bëhet fjalë për ndjenjat! E di që mbase keni gjetur veten në ato lotët e mi e të familjeve tona, që si çdo familje e shëndoshë bën gjithçka për fëmijën”.

Ishte hera e parë që ndava ndjenjat më të çmuara dhe shumë personale në TV. Do jetë mbase edhe hera e fundit në këtë trajtë por ajo që më emocionon më shumë është ndikimi pozitiv e pa paragjykim për të cilin ne shqiptarët kishim nevojë!”, është shprehur vesa në faqen e saj në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button