Gjykata e refuzoi aktpadinë e gazetares Dushica Mërgja kundër shtetit për “të enjten e përgjakshme”
Gjykata Themelore Shkup 2, dje e refuzoi padinë e gazetares Dushica Mërgja kundër shtetit për shkeljen e të drejtës së lirisë së të shprehurit për ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017. Gjykata ka sjell vendim në favor të shtetit, ndërsa arsyetimi për aktgjykimin për “të enjten e përgjakshme” në mënyrë plotësuese do t’i dërgohet gazetares në formë të shkruar, ka shkruar gazetarja Mërgja në Fejsbuk profilin e saj.
Dushica Mërgja është një nga gazetaret dhe punonjësit mediatik të cilët kanë ngritur padi private kundër shtetit, në shenjë të pakënaqësisë nga Prokuroria themelore publike në Shkup, që edhe pas tre viteve pasi gazetarët kanë dhënë deklaratë, nuk arriti të ngritë asnjë aktakuzë kundër sulmuesve nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët ofendonin dhe rrihnin gazetarë gjatë “të enjtes së përgjakshme”.
“Unë, më 27 prill ‘hëngra dajak’, isha e lënduar, e nënçmuar, e ofenduar, e penguar të kryej punën time, mirëpo unë më 27 prill e shfrytëzova çdo mundësi të raportoj drejtpërsëdrejti për kaosin në Kuvend. Për shkak se jam gazetare para se gjithash, ndërsa pastaj edhe njeri jeta e të cilit ishte në rrezik. Unë dhe kolegët e mi të cilët përfunduam edhe vet me lëndime, parandaluam e enjtja e përgjakshme të mbarojë edhe më përgjakshëm, me viktima. Unë as nuk fal, as nuk harroj, edhe më pak dorëzohem. Unë, do ta marr drejtësinë time për “të enjten e përgjakshme”, nëse këtu jo atëherë në instancat gjyqësore në Evropë dhe botë ku i respektojnë edhe të drejtat e njeriut edhe të gazetarëve”, ka shkruar gazetarja Dushica Mërgja.
Përndryshe, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) u ofroi asistencë juridike gazetarëve për të ngritur padi private dhe kompensim për dëm jomaterial, duke u nisur nga fakti që edhe nga SHGM nuk janë të kënaqur që dhuna ndaj gazetarëve më 27 prill nuk pat zgjidhje juridike.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.