Haliti: Zjarri me siguri shpërtheu nga salla e serverëve

Drejtori i Postave të Maqedonisë, Rafiz Haliti, theksoi se zjarri është përhapur shpejtë, për shkak të cilës ai fillimisht me disa të punësuar filloi ta fikë, ndërsa kolegët tjerë që ende ishin në punë, u tha që menjëherë ta lëshojnë objektin.

Sipas tij, fati më i madh është se nuk ka viktima, as të lënduar serioz, përveç dy personave që kanë thithur tym.

-Arsyjet nuk dihen, me siguri është instalimi i vjetër. Zjarri shpërtheu në katin e tretë ku janë serverët. Në postën kemi dy salla serveri, në njërën janë të vendosur serverët e reja, ndërsa në tjetrën të vjetrat, që i shërbejnë Shkupit, por edhe qyteteve tjera”, deklaroi Haliti.
Ai megjithatë, theksoi se duhet pritur arsyjet zyrtare dhe shton se nuk di se sa është dëmi, derisa ekspertët nuk shohin se çka është shkatërruar.

Zjarri shpërtheu pas orës 16 dhe për më pak se një orë është vënë nën kontroll.

Derisa zjarrfikësit luftonin me stuhinë e zjarrtë që kaploi Postën, së bashku me njeriun e parë të këtij institucioni, Halitin, e vëzhgonin e kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button