Tetovë, projekt për arsimin e integruar në shkolla

Në Gjimnazin e Tetovës është duke u realizuar një projekt për arsim të integruar ndëretnik   në të cilin janë pjesëmarrës profesorë të Gjimnazit të Tetovës dhe ka për qëllim,afrimin e bashkësive të ndryshme etnike nëpër shkolla e sidomos të asaj shqiptare dhe maqedonase.

Projekti “Integrimi ndëretnik i arsimit”, është projekt i cili është duke u financuar nga USAID dhe  duke u realizuar nga Qendra Maqedonase për Integrim Qytetar   ndërsa stërvitjet kryen nga qendra për të drejtat e njeriut.

Nga këshilli  organizativ thonë se qëllimi i këtij projekti është afrimi i komuniteteve në arsim në bazë të gjërave që i kanë të përbashkëta. Në këtë projekt janë përfshirë  të gjitha shkollat e mesme të komunës së Tetovës të cilat  më datë 14 dhe 15 janar nga një orë e gjysëm janë  trajnuar në këtë temë.

Nga këshilli organizativ thonë se ata do të vazhdojmë më këta trajnime me qëllim që në shkollat e mesme të ketë një arsim të integruar. Ata thonë se i ken; zgjedhur shkollat e  mesme me qëllim që të rinjtë e komuniteteve në vend  nga kjo moshë të trajnohen.
Shkollat e mesme janë vendi ku të rinjtë mund të kriojn  themelet e integrimit në mes tyre dhe  kjo është arsyeja pse i kemi zgjedhur  pikërisht shkollat e mesme, vlersojnë nga QMIQ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button