Selmani ia sqaroi Saninos rrethanat e incidentit

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani sot u takua me Drejtorin e përgjithshëm të Komisionit Evropian (KE), Stefano Sanino, të cilit ia ka sqaruar rrethanat në të cilin ndodhi incidenti me gazetarët në Parlament më 24 dhjetor duke i prezantuar gjithashtu mënyrat për tejkalimin e këtij problem dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Selmani e ka përsëritur qëndrimin e Këshillit Drejtues të SHGM-së se për tejkalimin e kësaj situate e nevojshme është të locohet dhe të merret përgjegjësia nga institucionet kompetente dhe personat përgjegjës.
 
Me atë, vlerëson ai, do të tregohet se Kushtetuta e Maqedonisë nuk është vetëm dekor dhe se pengimi i punës së gazetarëve nuk mund të tolerohet. Ajo, sipas Selmanit, do të jetë dëshmi se institucionet funskionojnë dhe se ato do të reagojnë dhe sanksionojnë incidentet e ardhshme eventuale.

“Për SHGM-në nuk është me rëndësi forma se si do të vjen deri te zbardhja e incidentit. Me rëndësi është që deklarimi i keqardhjes nga ana e kreut shtetëror të shoqërohet me rezultate konkrete në vërtetimin e përgjegjësisë”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.

Sanino shpreson se situata do të tejkalohet shpejtë dhe se SHGM-ja, si faktor i rëndësishëm në këtë proces, do të kthehet në bisedimet me Qeverinë dhe do të marrë pjesë në zgjidhjen e sfidave të ardhshme në hapësirën mediale.

Sipas tij, për tejkalimin e kësaj situate të tanishme do të jetë i nevojshëm vullnet politik nga institucionet kompetente të cilat do të gjejnë mënyrë për ta zbardhur incidentin dhe të konfirmojnë përgjegjësinë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button