Opozita ia bëri me dije Saninos se nuk kthehet në Kuvend pa marrëveshje

Opozita nuk e ka ndërmend të kthehet në Kuvend, deri sa të arrihet një marrëveshje politike mes partive. Këtë sot ia vërtetoi Branko Cërvenkovski drejtorit të Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim, Stefano Sanino.

Cërvenkovski ka informuar hollësisht Saninon për zhvillimet 24 dhjetorit, ndërsa janë shkëmbyer mendime edhe për mënyrën si do të ndërpritej debati institucional, për shkeljet kushtetuese dhe ligjore dhe për mosrespektimin e Rregullores së Kuvendit. 

“Me delegacionin e lartë të KE-së u diskutua për nxjerrjen e dhunshme të gazetarëve dhe deputetëve opozitarë nga hapësira e Kuvendit, që si akt brutal i ka marrë në mënyrë të pakthyeshme pushtetit dhe institucioneve legjitimitetin e tyre. Z-ri Sanino është njoftuar se nuk është reale që në këtë situatë opozita të kthehet në Kuvend”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Gjithashtu, ata njoftuan Saninon se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë e vetmja rrugëdalje nga kriza politike, pasi Kuvendi ka humbur tashmë legjitimitetin e tij.

Siç njoftojnë nga partia më e madhe opozitare në Maqedoni, në këtë takim është është theksuar qëndrimi i opozitës se do të ishte shumë e dëmshme për shtetin të anashkalohet ekzistimi i krizës politike në vend./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button