Deputetja Memeti thërret opozitën të kthehet në Kuvend

Deputetja Ermira Mehmeti – Devaja, ka kërkuar përmes një statusi në profilin e saj në Facebook rikthimin në bankat e Kuvendit të deputetëve të opozitës maqedonase, dhe zgjidhjen e krizës politike përmes dialogut parlamentar.

Sipas deputetes, Kuvendi duhet të rikthejë autoritetin e saj si organ jashtë ndikimit qeveritar dhe forum idesh e qëndrimesh politike.

 “Kriza parlamentare të zgjidhet në Parlament! Ky është shans që Parlamenti të rikthejë autoritetin si tempull i demokracisë, si organ jashtë diktatit të Qeverisë dhe forum i hapur për shkëmbimin e qëndrimeve politike mes grupeve politike”, ka shkruar Mehmeti – Devaja, raporton Zhurnal.

Lajme të ngjashme

Back to top button