KE: Mbetemi në rekomandimin që Maqedonia të fillojë negociatat aderuese

Komisioni Evropian mbetet në rekomandimin dhe kërkesën e vet nga Këshilli Evropian që Maqedonisë t’i ndajë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi vendi i plotëson të gjitha kriteret. Këtë sot e konfirmoi zëdhënësi i Komisionit, Peter Stano, në pyetjen e gazetërave nëse ngjarjet me opozitën në Maqedoni mund të ndikojnë ta humbim rekomandimin.

“Rekomandimi i Komisionit Evropian që t’i ndahet datë për fillim të negociatave për anëtarësim ish Republikës jugosllave të Maqedonisë në Bashkimin Evropian mbetet. Vendet anëtare të BE-së në konklduimet e Këshilit Evropian në dhjetor vendosën orar të qartë dhe çfar hapa priten nga IRJM-ja, respektivisht çka të bëhet për vendin që të marrë raport të volitshëm”, tha zëdhënësi i KE-së.

Lidhur me atë se kur saktë Komisioni do ta publikojë raportin e pranverës për Maqedoninë, prej të cilit do të varet nëse në Samitin e qershorit  të Këshillit do të marrim fillim të negociatave qasëse, zëdhënësi Stano thotë se ende nuk ka datë të saktë, por se kjo do të ishte në pranverë.

“Burime të larta të BE-së, të cilat insistojnë të mbetet anonimë, për MIA-n konfirmojnë se raporti i Komisionit do të jetë i kompletuar diku pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, që në Maqedoni do të mbahen më 24 mars. Fundi i muajit prill dhe fillimi i majit prite të jetë periudhë kur vlerësimi i KE-së për Maqedoninë do të jepet. Burimet e njëjta konfirmojnë se sjellja e opozitës do të vërehet dhe zhvillimi i situatës politike te ne do të ndikojë në raportin e rekomandimit.

Kërkesën për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare në Maqedoni, në Bruksel e komentojnë si të panevojshme, pasi kjo do ta tërheq vëmendjen e shtetit nga prioritetet kyçe siç është eurointegrimi i vendit. Megjithatë, në Union potencojnë se e drejtë e çdo shteti është të vendos kur dhe si të mbajë zgjedhje./MIA

Lajme të ngjashme

Back to top button