Sela nuk përjashton koalicionet për Strugën, fton për bashkpunim

Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Strugës njëkohësisht edhe deputet i kësaj partie në parlament, Ziadin Sela, në një prononcim për “Portalb”, u shpreh se ai dhe PDSH-ja nuk përjashtojnë mundësinë e bashkpunimit me subjektet e tjera politike shqiptare për Strugën në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në Mars të këtij viti.

Sela u shpreh për Portalb, se aktiviteti i tij për të bashkpunuar me subjektet politike shqiptare veçse ka filluar dhe se ai është i hapur që në emër të prespektivës së qytetarëve të Strugës, të bashkpunojë me gjitha partitë opozitare dhe siç tha ai, përfundimisht ta ndryshojnë imazhin e krijuar kohëve të fundit për qytetin turistik, duke e kthyer atë në pozitën e merituar.

“Jam i gatshëm për bashkpunim, madje në këtë drejtim kam punuar disa javë me radhë. Shfrytzoj rastin të apeloj tek të gjithë subjektet politike opozitare që të bashkangjiten rreth kandidaturës sime, për ta rikthyer imazhin dhe dinjitetin e Strugës, i cili njëkohësisht është imazhi i gjithë shqiptarëve të Maqedonisë.

Me gjithë konsideratën që kam për kandidatët e tjerë të opozitës shqiptare unë jam i gatshëm dhe i hapur për bashkpunim, me një qëllim të përbashkët për ta ndryshuar përfundimisht imazhin e qytetit tonë” u shpreh kandidati Ziadin Sela.

Lidhur me rrezikun që i kanoset Strugës, e cila si pasojë e rivalitetit mes kandidatëve shqiptarë, mund të humbet dhe të udhëhiqet nga ndonjë kandidat i ndonjë etniteti tjetër, Sela u shpreh:

“Natyrisht që unë dhe PDSH-ja nuk do lejojmë që të përsëritet viti 2009, atëher kur BDI-ja dhe Ali Ahmeti, bëri pazar në kurriz të Strugës, me çrast, ato ater kishin marveshje me VMRO-në për perkrahje te ndërsjellë me të gjitha komunat me përjashtim të Strugës. Pak a shum edhe kandidatura dhe mënyra si shkoi për zgjedhjen e kandidatit të BDi-se ne Strugë të lë të kuptosh që Ali Ahmeti përsëri ka këtë marrveshje me Nikolla Gruevskin, siç duket kësaj radhe në shkëmbim të Korçoves. 

Termet e tipit “Struga Shqiptare” deri tani kanë qënë vetëm për përdorim politik. Sepse rezultati i këtij koncepti politik tregon se Struga çdo ditë e më pak ka shqiptarë, si pasojë e shpërnguljes së madhe të tyre . Dua të siguroj opinion se nuk humbet Struga, sepse Struga aty ka qënë dhe do të jetë, sepse Struga ka pas dhe do të ketë shumicë shqiptare, por në këtë rast do të humb vetem ai koncept politik që e rulalizoi Strugën dhe me Strugën do të qeverisin njerëz që kanë ide për zhvillm dhe prespektiva të reja. 
Unë Strugën shqiptare nuk do ta kem vetëm për përdorim politik për të fituar vota, Struga do të tërheq investitor prej ditën që unë do jem kreu i saj, dhe shqiptarët do ti mbaj në Strugë dhe nuk do ti largoj jashtë saj.

Strugës do ti hiqen parkingjet rrugë dhe do ti hapen rrugë dhe parkingje me standard, Struges do ti lirohen hapsirat e uzurpuara publike ndërsa bizneset nuk do të mbahen peng për objektet që i kanë në vendet e tyre për përfitime politike, por do legalizohen dhe do ju lejohet që të bëjnë biznes dhe jo politikë, që mendimi intelektual dhe i pamvarur të stimulohet çdo ditë e më tepër e jo të ngulfatet duke i kërcnuar me largim nga vendet e punës. 
Struga para së gjithash duhet të jetë humane jo të mbajë mbi kurrizin e vet turpin e moslegalizimit të paraleleve të gjuhës shqipe në Podgorcë, Struga asesi nuk duhet të luaj me fate fëmijësh për përfitime politike, struganët duhet të votojnë për arsimim modern për kushte mësimore moderne, struganët e kanë në dorë vetë që të ndryshojnë këtë anarki, jo në emër të së tanishmes por në emër të së ardhmes dhe prespektivës” tha Sela.

Kandidatura ime është garanc se me mua do fitojë Struga dhe struganët, për këtë une jam i gatshëm për çdo kompromis me të gjitha partite shqiptare, veçanërisht ato opozitare, shtoi, Ziadin Sela. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button