Xhaferi në takimin me Gallovej: Bëhen përpjekje në Kuvend që të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme me opozitën për punë onlajn

Po bëhen përpjekje Kuvendi të gjejë zgjidhje të përbashkët të pranueshme me opozitën për punën dhe votimin në distancë, me qëllim të funksionimit të pandërprerë të shtëpisë ligjdhënëse tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në takimin e sotëm të punës me ambasadoren britanike Rejçell Gallovej, Portalb.

Siç thuhet në kumtesën e shërbimit kuvendor për informim, me këtë rast, kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin e sërishëm me ambasadoren në përbërjen e re parlamentare, në kushte kur gjithë bota gjendet në një periudhë sensitive të pandemisë botërore me virusin Kovid-19, për çka edhe Kuvendi punon në pajtim me protokollet dhe rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse.

Ai e njoftoi shkurtimisht ambasadoren me të gjitha masat e ndërmarra nga ana e Kuvendit për mbrojtjen e deputetëve dhe shërbimit të Kuvendit nga virusi Kovid-19, a në raport me pengesën e deputetëve për shkak të izolimit dhe vetëizolimit të marrin pjesë në punën parlamentare, duke i ditur përvojat nga parlamentet tjera”, ka thënë Xhaferi.

Ai informoi se bëhen përpjekje që Kuvendit të gjejë zgjidhje të përbashkët të pranueshme me opozitën për punën dhe votimin nga largësia, me qëllim të funksionimit të papenguar të dhomës ligjvënëse.

Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e plotfuqishme më e re në NATO, është e gatshme që në të ardhme të bashkëpunojë me kolegët britanikë, në bazë të barabartë nëpërmjet AP të NATO-s, me çka do të kontribuojnë në stabilitetin kolektiv dhe sigurinë globale.

Ndryshimet e rregullores së Kuvendit me të cilën do t’ju mundësohet deputetëve të infektuar me corona virus të votojnë online janë bllokuar me rreth 3000 amendamente të partive opozitare. Nga VMRO – DPMNE kanë dorëzuar 1350 amendamente, Levica rreth 1300 dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 400 amendamente. Të punësuarit e Kuvendit duhet t’i arkivojnë amendamentet e dorëzuara, më pas të njëjtat duhet të përkthehen, të skenohen dhe të ngarkohen në sistemin elektronik të Kuvendit, që në fund të vendosen për shqyrtim para deputetëve. Duke pasur parasysh vëllimin e amendamenteve, procesi do të zgjatë me ditë, transmeton Portalb.mk.

Opozita ka paralajmëruar edhe më herët, se është kundër që Kuvendi të punojë online. Sipas tyre, me këtë propozim pushteti e dëmton besimin reciprok edhe ashtu të brishtë.

Nga pushteti insistojnë që Kuvendi të mbetet funksional dhe rikujtojnë se muajin e kaluar gjashtë deputetë ishin të sëmurë në të njëjtën periudhë, ndërsa askush nuk mund të dijë se sa deputetë mund të sëmuren në të ardhmen. Amendamentet e opozitës i cilësojnë si obstruksion.

Propozimi për plotësim të Rregullores së Kuvendit duhet të mundësojë që deputetët që janë në izolim për shkak se janë infektuar me Covid-19, apo kanë pasur kontakt me person me test pozitiv të mund të kyçen në punë në Kuvend nga distanca apo online..

Ky vendim, siç tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi duke sqaruar propozimin para deputetëve, nuk do të ndryshojë mënyrën e deritanishme të punës, por vetëm do të mundësojë që këto deputetë të mund të kyçen në punën e Kuvendit, ndërsa me atë do të mundësohet që ai të jetë tërësisht funksionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button