Shkup: 9 vjeçari keqpërdoret seksualisht

Një djalë 9 vjeçar ka qenë viktimë e keqpërdorimit seksual, nga ana e 20 vjeçarit S.J. nga Shkupi, informojnë nga MPB.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 janar rreth orës 15 në stacionin hekurudhor në Shkup.

I dyshuari, siç thotë policia, e ka marrë 9 vjeçarin e ka përdorur seksualisht e më pas ka tentuar edhe ta përdhunoj.

Policia nga Prokuroria publike kundër të dyshuarit S.J. ka ngritur padi penale për sulm dhe dhunë seksuale ndaj të miturit i cili akoma nuk ka mbushur 14 vjet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button