BDI: Vendi është në situatë stabile politike

Përmes një komunikate për shtyp, pas VMRO-së, tashmë edhe BDI-ja ju ka dhënë përgjigje partive opozitare, të cilat kërkuan që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare me një qeveri të reformuar sipas propozimeve të LSDM-së që vendi të dale nga kriza politike. Përveç tjerash në komunikatë thuhet:

“Vendi është në situate stabile politike dhe institucionet funksionojnë konform kushtetutës dhe ligjit. Mbetemi të përkushtuar në realizimin e objektivave strategjike të vendit për integrime euroatlantike dhe përmirsimin e standardit jetësor të qytetarëve.

Qeveria e Maqedonisë, ka legitimitetin e pastër të shumicës, duke përfshirë edhe shumicën e dyfishtë etnike nga zgjedhjet e fundit parlamentare  ku qytetarët aprovuan programet e dy partive politike fituese, program i cili u transformua në program qeveritar dhe ata presin që ai duhet të implementohet deri në fund.

BDI në aktivitetin e saj 10 vjeçar ka dëshmuar se gjithmonë kur ajo  organizon zgjedhje të cilitdo nivel ato janë të qeta, fer dhe demokratike. Edhe këtë radhë BDI mer përgjegjësi të lartë morale dhe politike për të garantuar zgjedhje në të cilën do të implementohen standardet më të larta të rekomanduara nga OSBE/ODIHR”, thuhet veç tjerash në komunikatë.

Nga BDI-ja i bëjnë thirrje opozitës që të kthehet në institucione që bashkërisht të debatohet dhe të zgjidhen sfidat me të cilat ballafaqohet vendi dhe qytetarët e R. Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button