Fjala është e pafuqishme

Shpesh kemi dëgjuar të themi se mungojnë ide, s’ka ide përparimtare, nuk është njeriu inovativ, nuk jeton me kohën, e shumë fjalë të tjera, ndoshta edhe të tepërta por edhe “të pakripura”.
Asnjë nuk e ka menduar së paku para një viti se do vij ky moment, ky ndryshim i madh, kjo kohë e frikshme, e pasigurt, me shumë njerëz të sëmurë, raste të shumta të vdekjeve, varrime jo të zakonshme!
Duket se shkojmë drejt një trendi të ri të jetës, e ai është “trendi i minimalizimit” të çështjeve dhe të gjërave.
Ky trend, pra minimalizimi i ngjarjeve, ndodhive, eventeve, manifestimeve, festimeve, tubimeve, distancimeve, virtualizimi i jetës, filloi dhe vazhdon si proces dhe bota së bashku me njerëzimin brenda saj hy në një fazë të re të panjohur.
Nëse në një kohë, vetëm 1 apo 2 vite më parë bënim dasma me mbi 500 mysafir dhe dasmorë dhe haroheshte të thirret pa të keq një apo dy miq, menjëherë si pasojë ishte evidente hidhërimi dhe prisha e raporteve midis tyre, ndërsa tani si pasojë e situatës u anuluan të gjithë dasmat dhe ahengjet gazmore dhe asnjë, askujt nuk i thotë gjë, sepse fjalët tona janë të pafuqishme në rapor me situatën dhe gjendjen ku ndodhemi.
Nëse në një kohë jo të largët ndodhte që në ndonjë ceremoni vdekjeje të mos njoftohet në kohë për rastin ndonjë i afërt apo i largët, pa asnjë dyshim hatërmbetja dhe hidhërimi i kaplonte sahera, ndërsa tani, jemi të njoftuar të gjithë por ja që, nuk guzojmë të marrim pjesë dhe të shprehim ngushllimet tona drejpërdrejt sepse e kemi patjetër të respektojmë protokollet shëndetësore edhe në ceremoni varrimi!
Shumë kush e zinte për të madhe nëse ndonjë familjari i ynë, për shumë arsye nuk mund të vinte për një kohë nga gurbeti në vendlindje, tani të gjithë jemi përmalluar për njerëzit tanë, për vëllaun, për motrën, për shokët dhe miqtë sepse jo për fajin tonë, por për shkak të pandemisë nuk mund të lëvizin lirshëm sikur para një kohe të shkurtër.
Situata e rënduar e shkatërroi edhe njeriun me gjithë qenien e tij, edhe fjalën dhe fjalët që dikur ishin të forta sikur shpata!
Por duket sikur vendin e fjalës duhet ta merr lutja, dhe të gjithë të lutemi te Zoti i gjithëfuqishëm, te Ndryshuesi i gjendjeve që të ndryshoj gjendjen tonë për kah e mbara dhe e mira.
Sepse e ndjejmë se në shumë gjëra kemi qenë gabim, e ndoshta për shumë gabime tonat pësojmë këto sprova dhe dënime.
Krejt në fund me fjalët e pafuqishme lutem që kjo situatë të jetë një sprovë për vërejtje dhe këshillime. Dhe mos të jetë dënim për përmirësim.
O Zot i Madh!
Na fal, na mëshiro dhe na udhëzo!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button