Veljanovski nënshkroi dekretin për zgjedhjet lokale, apelon të respektohet ligji

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski ka nënshkruar dekretin për zgjedhjet lokale. Ai ka caktuar datën e 24 marsit, njëkohësisht duke u bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të sillen në mënyrë dinjitoze dhe në pajtim me kushtetutën dhe ligjin.

“U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, sjelljen e tyre dhe hapat e tyre t’i udhëheqin dhe t’i përshtatin vetëm me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, në mënyrë më dinjitoze që do të mundëson vazhdimësi në marrjen e vlerësimeve sa më pozitive për realizimin e këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishë” – tha Veljanovski.

Partia opozitare LSDM ka kushtëzuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Komiteti Qendror i VMRO DPMNE-së do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesat e LSDM-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button