Struga plotë parkingje ilegale

Thuajse çdo pjesë e lirë në rrugët e qytetit të Strugës është shpallur parking privat edhe pse nuk i plotëson as kriteret minimale për të funksionuar si i tillë.

Tashmë në Strugë fenomeni i uzurpimit të rrugëve të qytetit dhe shpallja e tyre si parkingje private ka shqetësuar qyetatrët e Strugës, të cilët shprehen të revoltuar me situatën e krijuar.

“Të gjithë janë bërë pronarë, num mundemi të parkohemi as para shtëpive tona, ngase çdo moment dikush mund te vij dhe të të kërkoj para”, thotë Bekimi i cili jeton në Strugë.

“Kjo është skandaloze, ky haos që po krijohet në qytetin tonë është i patolerueshëm. Nuk e di si mund te quajnë parkingje këto qoshe rrugësh, këtu nuk ka asnjë lloj sinjalistike për parking dhe as kushte minimale” , thotë Nijazi nga Struga.

Nga sektori për komunikacion në komunën e Strugës në lidhje me situatën në fjalë shprehen se nuk kanë dijeni për këtë situate.

“Ne kemi dhënë leje për shfrytëzimin e disa parcelave në qytet, që të përdoren si parkingje, por sipas marrveshjes ato nuk duhet të fillojnë me punë pa i plotësuar kushtet e parapara me kontratë” thotë për Portalb Natmir Nexhipi nga kjo komunë.

Edhe shefi i inspektoriatit komunal në Strugë, Mynim Bajraktari thotë se në zyrën e tij nuk ka ardhur asnjë ankesë nga qytetarët për këtë problematikë dhe se problemi për të është i panjohur.

Të shqetësuar për situatën shprehen edhe pronarët e parkingjeve të rregulta në Strugë, të cilët thonë se konkurenca jo lojale i dëmton ata por edhe qytetarët e Strugës. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button