Dega e DR-së në Çair kalon në PDSH

Sot përmes një konference të shtypit, Dega e Demokracisë së Re në Çair ka bërë të ditur transferin në partinë e Thaçit. 

“Drejtuesit dhe anëtarësia e Degës së DR-së në Çair kalon prej sot në PDSH, në kuadër të së cilës dhe do të funksionojë. Duke pasur parasysh situatën politike në bllokun shqiptar, jemi të bindur se PDSH është i vetmi subjekt politik i cili di gjithnjë t’i mbrojë interesat e popullit shqiptar në Maqedoni”, ka deklaruar kryetari i DR-Çair, Taip Jusufi.

I pranishëm në konferencën e shtypit, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka deklaruar se rritja e anëtarësisë së partisë, është gurthemeli i të gjitha gjërave pozitive që do të ndodhin. 

“Është shumë mirë të punojmë bashkërisht në përmirësimin e situatës së shqiptarëve”, ka deklaruar Thaçi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button