Magjistralja Strugë-Dibër, rruga e tragjedive!

Magjistralja Strugë-Dibër, tashmë është shëndrruar në një element vrasës dhe shumë të rrezikshëm për të gjithë shfrytëzuesit e këtij segmenti rrugor por edhe për banorët e vendbanimeve qe shtrihen përskaj kësaj rruge.

Edhe pse përfudnimi i rrugës në fjalë duhej të kishte mbaruar në vitin 2012, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Punimet që janë lënë në gjysëm si pasojë e mosmarrveshjeve mes Agjensisë për rrugë shtetërore dhe firmës ndërtimore “Alpina”, kanë lënë rrugën në gjendje shumë të rrezikshme për të gjithë shfrytëzuesit, njoftojnë nga Ministria e Transportit.

Që nga periudha kur filloi rindërtimi i kësaj rruge epilogu i kushteve që ofron ky aks rrugor është, dy të vdekur dhe disa të plagosur si pasojë e aksidenteve automobilistike.
Shfrytëzuesit e kësaj rruge shprehin shqetësim të lartë në lidhje me situatën e krijuar, ata theksojnë se situata është edhe më e rënduar gjatë peridhës kur ka të reshura, sepse mungesa e shenjave vertikale por edhe atyre horizontale e bën edhe më të vështirë qarkullimin përgjat kësaj rruge.

Nga ministria e transportit dhe lidhjeve bëjnë me dije se punimet janë ndërprerë si pasojë e mos zbatimit të drejtë të projektit nga kompania austriake “Alpina”, e cila ishte zbatuese e këtij projekti, prandaj si shkas i këtyre mosmarrveshjeve  kontrata me kompaninë austriake është prishur.

Nga Agjensia për rrugë shtetërore thonë se së shpejti po pregatitet tender i ri për rrugën në fjalë dhe sapo të përfundojnë procedurat ligjore punimet do të rifillojnë përsëri. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button