Kryeministri i Britanisë Boris Johnson është vet-izoluar pas kontaktit me një person pozitiv me Kovid-19
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka hyrë në vetizolim pasi u takua me një deputet, i cili më vonë doli pozitiv për Kovid-19, njofton Portalb.mk.
Boris Johnson ka thënë se po ndihet “i shkëlqyeshëm” në ditën e tij të parë të punës nga banesa e tij, duke qenë i vetë-izoluar në Downing Street, shkruan BBC.
Të enjten, Johnson kaloi rreth 35 minuta me deputetin Tory Lee Anderson, i cili humbi ndjenjën e shijes menjëherë të nesërmen, simptom ky i sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
“Sot u njoftova që duhet të izolohem pasi kam qenë në kontakt me dikë që doli pozitiv për COVID-19”, tha ai.
Hi folks, I’ve been instructed by our NHS Test & Trace scheme to self-isolate for two weeks, after being in contact with someone with Covid-19.
I’m in good health and have no symptoms, and will continue to lead on our response to the virus & our plans to #BuildBackBetter pic.twitter.com/yNgIme8lOz
— Boris Johnson (@BorisJohnson) November 16, 2020
Në muajin prill, kryeministri Johnson kaloi tre net në kujdesin intensiv, pasi u infektua me koronavirus.
Ekspertët mendojnë se ri-infektimi me koronavirus ka të ngjarë të jetë i rrallë, raporton BBC.