LSDM të shtunën “marsh për të vërtetën”

Partia opozitare maqedonase LSDM të shtunën do të organizon marsh kundër, sipas tyre, mediave manipulative dhe gënjeshtrave të plasuara nga ato. Me këtë marsh LSDM synon që në mënyrë simbolikë të veçojnë qendrat që e fshehin të vërtetën dhe krijojnë terr medial.

“Gënjeshtra u bë mjet kryesor dhe i vetëm i këtij regjimi për mbulimin dhe arsyetimin e metodave të tyre të cilat e qojnë vendin në drejtim të gabuar. Për këtë shkak, informojmë opinionin se të shtunën opozita do të organizon ‘Marsh për të vërtetën’ me moton ‘Rezistencë kundër gënjeshtrave të regjimit’ – tha Andrej Petrov nga LSDM. 

Marshi do të fillojë nga televizioni Sitel, do të vazhdon para Qeverisë, Kuvendit, dhe do të përfundon para MRTV-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button