Zjarri kaplon një pjesë të Qendrës tregtare në Shkup

Në zjarrin që sot në mëngjes  shpërtheu në Qendrën e vjetër tregtare të Shkupit, janë përfshirë një dyqan, kafene dhe një shitore për prodhime të gatshme me sipërfaqe prej 50 metrash katrorë.

Zjarri, siç njoftoi  komandanti i Njësisë zjarrfikëse Shkup Bllagoja Menkovski, është lokalizuar dhe nuk është lejuar përhapja e tij.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 26 zjarrfikës me 10 automjete zjarrfikëse. Ekipet e Njësisë zjarrfikëse Shkup punojnë në pastrimin e terrenit. Shkaku për zjarrin dhe vlerësimi i dëmit të shkaktuar do të bëhet pas ekspertizës së policisë

Lajme të ngjashme

Back to top button