Fjalët e fundit të Steve Jobs nuk ishin një kritikë ndaj pasurisë, por një admirim për familjen
Një postim në Facebook nga 2019 kohët e fundit përsëri është bërë i rëndësishëm dhe ka filluar të shpërndahet në këtë rrjet social. Njoftimi pretendohet se përcjell fjalët e fundit të themeluesit të Apple Steve Jobs, në të cilat ai shprehu zhgënjimin rreth pasurisë e tij. Njoftimi është plot emocione dhe kështu shkakton simpati dhe ndjenja admirimi tek publiku. Postimi në momentin e këtij shqyrtimi ka 10 mijë reagime, 457 komente dhe 6 mijë shpërndarje, shkruan Vërtetmatës.mk.
Në sytë e të gjithë të tjerëve, jeta ime është një recetë suksesi, por përveç punës, unë personalisht gëzoj shumë pak lumturi. “Në vet fundin, pasuria është thjesht një fakt në jetën time me të cilin jam mësuar,” tha Jobs, thuhet në publikim.
Më tej vazhdon:
Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë dhe i pafuqishëm, duke kujtuar të gjitha gjërat e jetës sime, kuptoj se e gjithë pasuria dhe fuqia ime janë krejtësisht të parëndësishme në prag të vdekjes.
– Me para, ju mund të punësoni dikë që të drejtojë makinën tuaj në vendin tuaj, të bëjë para në vend tuajin, por nuk mund të paguani askënd për të mbajtur sëmundjen tuaj në vendin tuaj. Kushdo që kërkon mund të gjejë gjërat materiale. Por ka një gjë që, që pasi të humbasësh, nuk mund ta gjesh më kurrë, dhe kjo është jeta. – Silluni mirë dhe respektoni të tjerët. Ndërsa plakemi, bëhemi më të mençur, kështu që ngadalë e kuptojmë se edhe ora 30 $ edhe 300 $ tregojnë kohën njëjtë.
Postimi vazhdon të flasë për rëndësinë e kërkimit të lumturisë, shëndetit dhe dashurisë në jetë dhe se lumturia jonë e brendshme e vërtetë nuk vjen nga gjërat materiale që kemi.
Këto gjoja fjalë të fundit të Steve Jobs kanë qarkulluar në internet që nga viti 2015, dhe janë publikuar në portalet maqedonase KËTU, KËTU , KËTU , KETU DHE KETU .
Çfarë tha Steve Jobs në shtratin e tij të vdekjes?
Kur Jobs vdiq nga kanceri i pankreasit në 2011, motra e tij Mona Simpson në varrim foli për vëllain e saj, dhe mes tjerash, tha fjalët e tij të fundit.
Fjalët e fundit të Jobs ishin monosilabike, të përsëritura tri herë, tha Simpson.
Para se të vdiste, ai do të shikonte motrën e tij Petty, pastaj për kohë të gjatë pa fëmijët e tij, pastaj partneren e tij të jetës Lauren, dhe pastaj mbi supet e tyre, vazhdoi ajo. Fjalët e fundit të Steve ishin: “Oh uau. Oh uau. Oh uau. “(Oh wow. Oh wow. Oh wow.)
Askush afër Jobs nuk ka thënë kurrë që eseja e cituar shpesh është shkruar ose thënë nga Jobs, thuhet në verifikimin e fakteve të shërbimit amerikan për verifimin e fakteve “Snopes“. Snopes zbuloi se fjalimi filloi të qarkullojë në vitin 2015, katër vite pas vdekjes së tij.
Mund të thuhet se postimi i shpërndarë në Facebook është i rremë. Nuk ka asnjë provë që Steve Jobs përdori momentet e fundit të jetës së tij për të mbajtur fjalim kundër pasurisë materiale. Statuse të tilla imagjinare, të cilat përmbajnë shumë fjalë emocionale, provokojnë emocione dhe reagime të rreme në publik.