Nimetz shpërndan optimizëm, kontesti hyn në dekadën e tretë

Pas takimit me përfaqësuesit grek, në fjalët e ndërmjetësuesit të kontestit për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, Matthew Nimetz është vërejtur optimizëm se çështjes po i afrohet fundi.

“Nëse nuk do të isha optimist nuk do ta punoja ende këtë” tha ai pas takimit me ministrin e jashtëm grek Dimitris Avramopulos dhe kryeministrin Andonis Samaras.

Ai më tej tha se qeveria greke me sinqeritet të madh dëshiron të arrihet marrëveshje për çështjen e emrit, gjë që e ka vërejtur në takimin e “shkurtër por intensiv”.  Nuk ka zbuluar idetë e dhëna në këtë mbledhje duke theksuar se qëllimi është të kërkohet zgjidhje e pranueshme të ndërsjellë për të dyja palët.

“Kam disa ide të cilat i paraqita këtu. Të njëjtën do ta bëj edhe në Shkup dhe të shohim se a do të mund të afrohemi”, tha Nimetz.

Nesër Nimetz do të jetë në Shkup. Njohësi i çështjeve ndërkombëtare Mersel Bilalli thotë se idetë e tij këtë herë do gjejnë pëlqimin e të dyja palëve, por zgjidhja nuk do të vijë shpejtë.

“Ky takim esencialisht ka të bëjë me dinamikat dhe fazat e zgjidhjes së problemit dhe mendoj se na pret një fazë prej disa viteve. Faza e parë që duhet të ndodh brenda disa muajve duhet me siguri të jepet pëlqim me një dokument për të definuar kornizat e zgjidhjes së problemit, pas zgjedhjeve mendoj se do të pasojë faza e dytë. Kështu në faza brenda disa viteve do të zgjidhet emri” tha Bilalli për Portalb.

Ai është i mendimit se këtë herë propozimi i Nimetz është konkret dhe të balancuar dhe objektivisht do të jetë i kapshëm për të dyja palët. 

“Besoj se është tejkaluar problemi me dimensionin e përdorimit të emrit, për përdorim bilateral dhe multilateral” thotë Bilalli.

Për shqiptarët çfarëdo zgjidhje të arrihet që nuk i kërcënon ata, është e mirë sepse do të zhbllokojë procesin euro-integrues, thekson ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button