Krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut uruan Biden-in për fitoren në zgjedhjet në SHBA

Zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut kanë uruar presidentin e zgjedhur në SHBA, Joe Biden, për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presideti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, përmes një postimi në rrjetet sociale uroi Biden-in dhe zv/presidenten e zgjedhur, Kamala Harris, për fitoren në zgjedhje.

“Pres që partneriteti strategjik maqedono-amerikan të vazhdojë, ndërsa SHBA të riafirmojë rolin e saj global në ruajtjen e vlerave të përbashkëta: paqen, sigurinë dhe demokracinë”, shkroi Pendarovski.

Urime dërgoi edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili u shpreh se “ardhmëria para nesh është e ndritshme”.

“Jam i sigurt se do të vazhdojmë të zhvillojmë raportet e shkëlqyera që i kemi me SHBA-në dhe të thellojmë aleancën tonë në NATO, por edhe në të gjitha sferat. Ardhmëria para nesh është e ndritshme!”, shkroi Zaev në rrjetet sociale.

Urime të ngjashme dërgoi edhe kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili në rrjetet sociale uroi presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe zv/presidenten e zgjedhur Kamala Harris.

“Ne ndajmë një partneritet strategjik të rëndësishëm dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin pozitiv dypalësh dhe shumëpalësh”, shkroi Osmani.

Urime ka dërguar edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Paraprakisht, sipas raportimeve të Associated Press (AP) dhe organizatave të tjera mediatike, kandidati demokrat Joe Biden fitoi shtetin vendimtar Pennsylvania dhe kështu tejkaloi shifrën prej 270 delegatëve të nevojshëm të Kolegjit Zgjedhor për të fituar zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button