Shefi i kabinetit të Trump-it rezultoi pozitiv me COVID-19
Shefi i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, është infektuar me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
“Bloomberg”, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, raportoi se nuk është e qartë kur Meadows mësoi se ishte infektuar me virusin ose nëse kishte shfaqur simptoma.
Sipas një burimi, Meadows informoi rrethin e tij të ngushtë të këshilltarëve pas zgjedhjeve presidenciale të së martës.
“Bloomberg” gjithashtu raportoi se Nick Trainer, drejtori i fushatës së Trump-it për strategjinë e fushës, ishte pozitiv me koronavirus.
Meadows është zyrtari më i fundit i lartë nga administrata Trump që rezulton pozitiv me virusin.
Në fillim të tetorit, Trump dhe zonja e parë, Melania Trump, rezultuan pozitivë me koronavirus. Infeksioni i tij erdhi pasi ndihmësja Hope Hicks, doli pozitive.
Më shumë se 236.000 njerëz kanë vdekur në SHBA nga sëmundja, sipas Universitetit Johns Hopkins.