Vaksina COVAXIN kundër Kovid-19 mund të jetë gati në muajin shkurt, vlerësoi shkencëtari Kant
Në këtë muaj pritet të fillojnë provat për fazën e fundit të vaksinës Covaxin kundër Kovid-19, që po përgatitet nën mbikëqyrjen e qeverisë së Indisë. Reuters raporton që ecuria e provave pritet të zhvillohet me dinamikë të tillë që në muajin shkurt vaksina të jetë e gatshme për treg.
Bharat Biotech është kompania që po zhvillon procesin e përgatitjes së kësaj vaksine. Pritej që vaksina e tyre të jetë gati në muajin mars, por ecuria e punimeve ka shfaqur shenja se mund të jetë gati në muajin shkurt.
Rajni Kant, shkencëtari i angazhuar nga Qeveria, vlerësoi se vaksina ka treguar efikasitet të mirë.
“Pritet që deri në fillim të vitit të ardhshëm, shkurt ose mars, të jetë gati”, deklaroi Kant.
Ndryshe, Ursulla fon der Llajen, kryetarja e Komisionit Evropian më herët ka vlerësuar se gjendja me Kovid-19 është shumë serioze. Sipas saj, vaksina e parë pritet në fund të vitit, por edhe atëherë do të jetë thelbësore për qytetarët që të mbajnë maska dhe të mbajnë distancën fizike, sepse vala e tretë e pandemisë paraqet kërcënim.
Tashmë disa shtete kanë paralajmëruar se janë në fazën e fundit të realizimit të testimit për efektin e vaksinës kundër Kovid-19. Moska planifikon vaksinimin masiv kundër korona virusit në fund të këtij viti, ndërsa Gjermania planifikon në fillim të vitit të ardhshëm, sikurse pritet edhe SHBA-ja.
- LEXO: Paqartësi për vaksinën e virusit Kovid-19
- LEXO: RMV, njerëzit infektohen për të dytën herë me Kovid-19, lakorja e infektimit nuk po korrigjohet
- LEXO: Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten, thotë Ursula von der Leyen
- LEXO: Gjermani, në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm pritet të nisë vaksinimin kundër Kovid-19
- LEXO: Pfizer: Kërkesa për miratimin e vaksinës nga SHBA, pas zgjedhjeve
- LEXO: Moska planifikon që në fund të vitit të fillojë vaksinimin masiv kundër koronavirusit
- LEXO: Vaksina e Oksfordit krijon përgjigje të fortë imune si te të rinjtë ashtu edhe te të moshuarit
- LEXO: COVID-19, dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës
- LEXO: Oksfordi do të vazhdojë testimin e vaksinës kundër Kovid-19, vullnetari që vdiq nuk kishte pranuar vaksinë
- LEXO: Vaksina kundër Kovid-19, edhe një kompani tjetër i pezulloi punimet
- LEXO: Në fazën e fundit u ndal testimi i vaksinës kundër Kovid-19
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për blerjen e vaksinës kundër virusit Kovid-19
- LEXO: Mjekët sqarojnë: Kush duhet të vaksinohet kundër gripit këtë vjeshtë