Canevska : Kolegët nuk panë e nuk thanë asnjë fjalë kur kolegët e tyre u dëbuan nga kuvendi

Kolegët tonë nga Sitel, Kanal5 dhe TVM-ja,  nuk panë e nuk thanë asnjë fjalë  kur kolegët e tyre u dëbuan nga kuvendi tha Canevska në tubimin tashmë të zakonshëm të mbajtur nga opozita para parlamentit.

Ish gazetarja e televizionit A1, shprehu keqardhje për situatën e krijuar në vend dhe kritikoi qeverinë se me këtë politikë po dëmton pa masë të ardhmen e Maqedonisë.

“A1-shin e mbyllën, TVM-ja është gjithçka përveçse një medium publik, Kanal 5 dhe Sitel janë ata që janë, Alfa për fat të keq po shëndrrohet në atë nga e cila të gjithë kemi frikë. Prandaj gazetarët e TVM, Sitel, Kanal 5, në 24 dhjetor nuk panë dhe nuk thane asnjë fjalë se kolegët e tyre janë tërhekur zvarrë dhe janë përzënë nga salla e parlamentit”, tha Katerina Canevska Arsovska, ish gazetare e televizionit A1.

Lajme të ngjashme

Back to top button