(Foto) Struga me probleme të rënda higjenike

Pamje shqetsuese që ju ofrojmë në fotografitë e mëposhtme paraqesin vetëm një pjesë të problemeve higjenike me të cilat përballen qytetarët e Strugës.

Edhe pse një vend turistik, qyteti i Strugës ballafaqohet me një sërë mungesash në fushën e higjenës. Në rrugët kryesore, madje edhe në qendër të qytetit mungojnëm korpa për hedhjen e mbeturinave, në disa vende ku ka mbetur ndonjë e tillë edhe pse në gjendje të rënduar nuk ka përkujdesje që të njejtat të pastrohen apo në to të vendosen qese për tu pastruar. 

Në shumë rrugë të Strugës vjen erë e pakëndshme nga mbeturinat dhe nga pakujdesia e ndërrmarrjes “Komunale”.

Qytetarët shprehin shqetësimet e tyre për këtë situate.
“Nuk e kuptojmë çbëhet kështu, rregullisht paguajmë para dhe nuk e di pse e bejmë këtë kur niveli I higjenës në qytet gjithmon shkon duke rënë”, thotë Nasiu, një qytetar nga Struga.
“Kjo është për turp. Një ditë kishim mysafirë nga jasht shtetit të cilët kishin degjuar fajlë të mira për Strugën, dolëm të shëtisim por u turpëruam. Këtu në qendër të qytetit kishte disa korpa mbeturinash të thyera te cilat lëshonin erë të rënde, shum keq”, shprehet për një strugan.

Kjo situatë që tashmë paraqitet nga një kohë e gjatë në qytetin e Strugës, parqet një imazh shqetësues dhe të dëmshëm për zhvillimin e turizmit në qytet, por edhe për jetën struganëve. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button