Rruzhdi Lata do të garojë me moton ‘E dua Dibrën’

Kandidati për kryetar në komunën e Dibrës nga radhët e BDI-së, Rruzhdi Lata ka deklaruar për Portalb.mk se bashkë me stafin e tij kanë vendosur se motoja e kandidaturës së tij në zgjedhjet lokale të 2013-ës do të jetë “E dua Dibrën”.

“Jemi përcaktuar për moton ‘E dua Dibrën’, gjithashtu kemi përgatitur edhe programin tonë për fushatën zgjedhore, janë fletushkat “Dibra pas katër vitesh” ku në formë të shkurtuar prezantojmë planet tona gjatë mandatit katër vjeçar. Gjithashtu dua të theksoj se kemi filluar takime me të gjithë qytetarët e Dibrës ku diskutojmë në lidhje me problematikat që ka qyteti ynë dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre” tha Lata për Portalb.mk

Rruzhdi Lata i cili njëkohësisht ishte edhe myftiu I qytetit deklaroi se tashmë ka ngrirë detyrën si myfti për të respektuar ligjet dhe për tju përkushtuar angazhimeve për një fushatë sa më të dobishme në favor të tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button