Gruevski ftoi Thaçin, takimi mbahet nesër

Me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski, nesër në Qeveri do të realizohet takimi mes tij dhe liderit të opozitës shqiptare Menduh Thaçit.

Lajmin për takimin e Thaçit me Gruevskin, e konfirmojnë për ALSAT M, burime brenda PDSH-së dhe Qeverisë. Edhe pse zyrtarisht nuk njoftojnë për temën e takimit, mësohet se Thaçi dhe Gruevski do të bisedojnë për krizën e fundit politike në vend, proceset eurointegruese dhe zgjedhjet lokale.

Takimi Thaçi-Gruevski mbahet pesë vite pas prishjes së koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE –PDSH./ Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button