(Foto) Sheshi i Strugës tërësisht i shkatërruar

Sheshi i qytetit të Strugës i cili dikur ishte vendtakimi kryesor i qytetarëve dhe panorama e qytetit turistik, sot është shkatërruar dhe të lë përshtypjen e ndonjë vendi të braktisur.

Edhe pse vetëm disa metra largë objektit të të komunës së Strugës përfaqësuesit komunal asnjëherë nuk e kanë parë të arsyeshme të reagojnë për ta përmirësuar këtë imazh negativ të sheshit të Strugës i cili për shumë njerëz përfaqëson edhe vet qytetin.

Qytetarët e Strugës shprehen shumë të zhgënjyer me realitetin në të cilin po jetojnë, duke theksuar se tashmë kanë humbur edhe motivin dhe dëshirën për të reaguar.

“Ctë them, ja ku duket vetë, tregojnë vetë pamjet. Ne pensioniostët vërtet kemi nevojë për vende të këtilla ku mundemi të ulemi të pushojmë dhe të bisedojmë me shokët, por në Strugë tashmë nuk ka vende të tilla, ja shikojeni si janë katandisur ulëset” thot; Mustafa M. një pensionist që jeton në Strugë.

“Pamje të turpshme, nuk di ctë them, shikojeni fontanën në mes të sheshit si është stërmbushur me mbeturina, dikur kemi pirë ujë aty ndërsa sot ke frikë të kalosh afër nga erërat e këqija. Para do kohësh I lyen me një ngjyrë të verdh dhe të kuqe, skandaloze këtu edhe me këto gjerëa bëhet politikë, por përsëri as ngjyra nuk ja fshehu pamjen e keqe që ka marrë ky vend në Strugë” thotë Bekimi një banor që jeton pikërisht pranë qendrës së qytetit.

“Ku ka shesh këtu, unë nuk shoh shesh, këtu është mbushur me makina dhe parkingje në mes të qytetit, Strugës i është zënë fryma, ja shikojeni si duket” thotë Sevdi D.

Qytetarët e Strugës theksojnë se hapësirat publike në qytet i përkasin së kaluarës, ngase të gjitha këto hapësira janë të zëna dhe përdoren për biznese private. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button