S’ka para për makinistët, bllokojnë trenat

Komunikacioni i brendshëm hekurudhor edhe sot është i ndërprerë pasi dje pasdite makinistët hynë në grevë. Shkak për grevën, sipas Sindikatës së pavarur të makinistëve në HM Transport, është pagesa jo e rregullt e pagave dhe marrja jo në kohë e kartonave të kaltër.

Nga stacioni hekurudhor në Shkup konfirmojnë se pas hyrjes në fuqi të grevës ka ndërprerje të plotë të komunikacionit.

Sindikata dje filloi negociata me Ministrinë dikasteriale dhe paralajmëroi se greva do të zgjasë derisa nuk plotësohen kërkesat e vendosura, transmeton Mia.

Nga vendimi për grevë të Sindikatës së pavarur u bashkuan edhe sindikata të tjera në HM Transport. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button