Tetovë, puntorët e NP ‘Ujësjellësi’ në grevë, 4 muaj pa rroga

Punëtorët e repartit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Tetovë nga dita e sotme kanë hyrë në grevë në shenjë proteste për mos shlyerjen e detyrimeve nga kjo ndërmarrje ndaj tyre.

Ata thonë se protesta do të vazhdojë deri në pagesën e katër rrogave të mbetura. 

“Jemi tani katër muaj pa rrogë pa bona shëndetësie,të dhëna ka hyrje dalje ka se ku shkojnë parat nuk e dimë, shitoret u shitën dhe asgjë”, shprehet një nga grevistët.

“Do bëjmë grevë derisa të na japin dy rrogat e fundit, në punë nuk do dalim, i ka ardhë fundi më nuk na japin asgjë”, thotë një nga grevistët.

Hedhja e tyre në grevë vjen pasi drejtuesit e NPK-së përveç premtimeve nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për pagesën e rrogave të mbetura.

“Biseduam me drejtorin na tha deri të premten  do ju jap rrogë, nëse nuk u jap rrogë e marr çantën dhe shkoj në shpi. Tash ai duhet të marr çantën dhe të shkoj në shtëpi. Deri tani na ka premtua nja 70 herë”, thotë një nga grevistët.
“Ishim ditën e hënë te drejtori, na premtoi deri të premten do rregullohet gjithçka dhe rrogat nuk na dha, premtimi shkoj huq. Dalin nëpër media thonë se rrogat i kemi marrë rrogat nuk janë askund. Qytetarët paguajnë në rregull, por ku shkojnë mjetet nuk e dimë”, shprehet një nga puntorët e ndërmarrjes.

Portalb tentoi disa here të kontaktoi perms telefonit drejtorin e ndërmarjes publike komunale Ajet Murati por kjo ishte e pamundur ngase askush nuk ju pergjigj thirrjeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button